GAZETAT SPORTIVE
Mediat në Tiranë: Shqipëri pa busull, ambient i demoralizuar!
29 March, 2017 @10:59
Të përditshmet sportive të Tiranës e kanë quajtur lojën e Shqipërisë “pa busull” dhe kanë numëruar 4 humbjet me radhë, që kanë ndodhur për herë të parë pas 12 viteve për kombëtaren.
Kritikat ndaj italianit Gianni De Biasi që u bë njeriu historik për të dërguar kuqezinjtë drejt “Franca 2016” nuk janë ndalur kryesisht nga ish-futbollistët e kombëtares dhe trajnerët e ndryshëm të Kategorisë Superiore.
Sidoqoftë, De Biasi u ka thënë mediave në konferencë për shtyp pas ndeshjes se është shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij dhe humbjet janë pjesë e saj.
“Ata që i kanë marrë armët në dorë presin ta godasin trajnerin në çdo moment. Një situatë e tillë më pëlqen. Jam mësuar me gjëra të tilla dhe jam i qartë në çështje të tilla,” ka thënë ndër të tjera De Biasi.