PAS NDESHJES
Imami: Vetëkënaqësia na kushtoi, koncentrimi vetëm në Kupë
29 March, 2017 @16:09
Përveç Fidaim Haxhiut, pas ndeshjes për Supersport foli edhe Astrit Imami, kryetrajneri i Besës.
“Ishim dy herë në epërsi dhe dy herë pësuam gol, pasi që skuadra ra në vetëkënaqësi. U kënaqem me epërsi para se ndeshja të përfundonte dhe kjo na kushtoi.
Gjithsesi, kemi shënuar 2 gola si mysafir dhe kjo na jep një avantazh. Kemi shumë lëndime momentalisht dhe ndeshja e fundjavës do të jetë e vështirë, mirëpo të gjitha ‘letrat’ i kemi gjuajtur në Kupë dhe Superliga për ne nuk është më objektivi kryesor,” - ishin fjalët e Astrit Imamit pas ndeshjes.