PAS NDESHJES
Fidaim Haxhiu: Luajmë më mirë si mysafir, besoj në finale
29 March, 2017 @16:02
Pas barazimit 2-2 ndaj Besës në kuadër të Kupës së Kosovës, për Supersport foli Fidaim Haxhiu, kryetrajneri i Trepçës.
“Luajtëm ndaj skuadrës që është më e mira në ligë sipas meje dhe u rikthyem dy herë nga disavantazhi dhe kjo është një gjë shumë e mirë.
Edhe pse Besa ka avantazh për shkak të dy golave të shënuara sot, jam shumë optimist që mund të shkojmë në finale. Ne luajmë më mirë si mysafir se si vendas dhe ndaj Besës kemi bilanc të mirë, kështu që besoj shumë se mund ta arrijmë finalen.” - ishin fjalët e Haxhiut.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave luhet më 19 prill në Pejë.