ARMEND DALLKU
33 pikë janë në lojë
30 March, 2017 @14:23
Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ka thënë se me ardhjen e trajnerit të ri te Prishtina pritet një freski, një motivim i ri për skuadrën dhe lufta për titull do të vazhdojë.
“Unë them që realisht s’jemi jashtë objektivit, sepse janë edhe 11 ndeshje dhe 33 pikë tjera dhe kurrgjë s’është e humbur dhe në mbledhje ju thash edhe bashkëlojtarëve se gjithçka është e mundur, vetëm se ne duhet të kemi vullnet për stërvitje, dëshirë që të futemi në ndeshje për fitore. Pra, Prishtinës duhet kthyer nami që duhet ketë”, ka thënë Dallku për kryetrajnerin e ri, Thaqi.
Prishtina pret Ferizajin në xhiron e radhës të Superligës. Ndërsa Arsim Thaqi do të debutojë si trajner i bardhekaltërve në këtë lojë.