ARSIM THAQI

Foto: FC Prishtina
Thaqi: “Na duhet vazhdimësia e rezultateve pozitive”
31 March, 2017 @20:31
Trajneri i ri i Prishtinës, Arsim Thaqi, sot debutoi me fitore në Superligë, duke e mposhtur Ferizajin me rezultat 1-0.
Megjithëse e filloi mbarë punën e tij të re, në intervistën pas ndeshjes ai bëri të ditur se nuk kënaqet vetëm me këtë fitore, pasi që dëshiron vazhdueshmëri të rezultateve pozitive.
“Duhet vazhduar të punojmë e t’i përmirësojmë gabimet që i shfaqëm edhe sot. Unë i uroj futbollistët për vullnetin dhe lojën me zemër që patën. Por, kemi problem kur jemi në ndjekje të rezultatit dhe ka mundësi të luhet më mirë, e jo si në minutat e fundit që nuk patëm qetësi. Është me rëndësi kjo fitore e para për mua, por s’do të jetë e rëndësishme sikur nuk vazhdojmë me fitore tjera. Na duhet vazhdimësia e lojërave dhe rezultatit, sepse Prishtina është më e rëndësishme se sa trajnerët apo futbollistët, duhet kthejmë nivelin e Prishtinës në nivel të Kosovës,” tha Thaqi.