Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E FSHF

Duka me mesazh tifozëve

Armand Duka, kreu i FSHF-së/ Foto: FSHF

Duka me mesazh tifozëve


31 March, 2017 @11:31

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, në një komunikatë për media duke folë për gjendjen aktuale të kombëtares, trajnerit dhe të gjitha atyre që u përfolën në media përgjatë këtij muaji kryesisht, ka kërkuar që të kthehen tifozët në stadium.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kombëtarja duhet të na bashkojë dhe jo të na ndajë.

“Ne do të vazhdojmë komunikimin me grupet e tifozëve, sepse kemi një qëllim të përbashkët: Kombëtarja duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë. Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira,” ka shkruar ndër të tjera Duka.

Tifozat Kuq e zi (TKZ) që është tifo-grupi më i madh i kombëtares shqiptare dhe funksionon me vite të tëra, është duke bojkotuar aktualisht ndeshjet e Shqipërisë.

LETRA E PLOTË DUKËS (pa ndërhyrje)

Armand DUKA

President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2016 ishte një arritje historike, jo vetëm për futbollin, por për të gjithë shqiptarët. Entuziazmi dhe sjellja e tifozëve shqiptarë në Francë i dha suksesit sportiv një imazh të shkëlqyer në mbarë botën. Euro 2016 do të mbetet, jo vetëm një kulm në rezultatet e kombëtares, por edhe një pikë kthese dhe shprese për të ardhmen e futbollit.

Por, ndërkaq duhet ta pranojmë që pritshmëria dhe ndjeshmëria ndaj rezultateve të kombëtares pas Europianit u rrit si kurrë më parë. E thënë shqip: E rritëm stekën!

Futbolli është një lojë që humbet dhe fitohet. Mund të humbasësh duke luajtur mirë, dhe e kundërta. Rezultatet e fundit të kombëtares natyrisht nuk janë të kënaqëshme. Jo thjesht për shkak të pozicionit në klasifikim. Mund të ishte bërë më mirë, mund të ishte bërë më shumë. Por, gjithsesi kjo nuk justifikon kurrsesi një frymë negative dhe disa kritika të pamerituara për skuadrën, trajnerin, dhe ndonjë lojtar të veçantë. I njëjti grup lojtarësh që na bëri krenarë një vit më parë nuk mund të denigrohet dhe të hidhet poshtë brenda natës. Kritikat konstruktive natyrisht na bëjnë mirë, por shpifjet dhe intrigat na dëmtojnë të gjithëve. Nuk kemi kohë dhe luksin të merremi me debate boshe dhe “zhurmues” që mezi presin që të humbasim. Në këtë situatë kombëtarja ka më shumë nevojë se kurrë për mbështetje. Ne kemi një grup lojtarësh të talentuar që luajnë me pasion dhe dëshirë për vendin e tyre. Edhe nëse ndonjëri prej tyre nuk luan mirë në një ose dy ndeshje, ose dhe nxitohet në ndonjë deklaratë, nuk ka pse të sulmohet dhe të cilësohet si “armik”. Nuk ka të drejtë askush të “përjashtojë” lojtarët nga studiot e televizioneve. Kjo është kompetencë ekskluzive e trajnerit. Ne duhet t’i ofrojme gjithsecilit dorën e bashkëpunimit, jo vetëm për hir të kontributit të tyre, por edhe për të ardhmen e futbollit.

Nga ana tjetër, edhe vetë skuadra me në krye De Biazin duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar problemet, për të rikthyer besimin tek rezultatet pozitive. Të gjithë duhet të kuptojmë se çdo lojtar është i vlefshëm për ekipin edhe kur luan, edhe kur nuk luan. Vendimet e trajnerit duhen respektuar, por edhe ndonjë reagim i “nxituar” duhet mirëkuptuar. Eshtë momenti për një ribashkim të forcave te gjithsecilit, duke vënë mbi të gjitha, interesin e kombëtares. Ata tifozë, të cilët në Francë na bënë të gjithë krenarë, nuk mund të dalin kundër vetvetes, dhe në dëm të interesave të futbollit. Ajo që ndodhi në Palermo nuk ndhmon askënd. Përkundrazi: Ka dëmtuar rëndë imazhin e ngritur me aq mund të futbollit tone.

Tifozet duhet të kthehen ne stadium me dinjitet për të mbështetur kombëtaren e tyre. Kombëtarja ka nevoje për tifozët. Kombëtarja është e të gjithëve. FSHF është e hapur për çdo vërejtje dhe çdo kritikë. FSHF do të vazhdojë të luajë rolin e saj për mbështetjen e kombëtares dhe të trajnerit.

Ne do të vazhdojmë komunikimin me grupet e tifozëve, sepse kemi një qëllim të përbashkët: Kombëtarja duhet të na bashkojë, dhe jo të na ndajë. Kjo kombëtare meriton të respektohet më shumë, edhe në këto ditë jo të mira.

Ju faleminderit!


5 PËR VIKEND

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

Premier League/International/Analiza

TOP 5 ndeshjet e fundjavës

31/03/17 @ 10:15

MESFUSHORI TURK

Arda Turan mungon ndaj Juventusit

Champions League/La Liga

Arda Turan mungon ndaj Juventusit

30/03/17 @ 12:43

ARSENE WENGER

Wenger: E ardhmja ime kuptohet më vonë

Premier League

Wenger: E ardhmja ime kuptohet më vonë

30/03/17 @ 10:41

ZHVILLIME TE INTER

Mbetet Pioli, pritet Verratti

Serie A

Mbetet Pioli, pritet Verratti

30/03/17 @ 12:48

TE NAPOLI

Kthehet Hysaj

Serie A

Kthehet Hysaj

30/03/17 @ 12:55

ARSIM THAQI

Të mendojmë për 11 ndeshje

FFK Superliga

Të mendojmë për 11 ndeshje

30/03/17 @ 14:14

TRANSFER

Dortmundi ‘rekruton’ edhe një talent

Bundesliga/Transfere

Dortmundi ‘rekruton’ edhe një talent

30/03/17 @ 17:16

ARMEND DALLKU

33 pikë janë në lojë

FFK Superliga

33 pikë janë në lojë

30/03/17 @ 14:23

ORARI I NDESHJEVE

Shqipëria-Kosova, dueli në Elbasan

Shqipëria/Kosova

Shqipëria-Kosova, dueli në Elbasan

30/03/17 @ 15:08

PËRFAQËSUESJA A e FEMRAVE

Kosova gati për preliminaret e Botërorit

Kosova

Kosova gati për preliminaret e Botërorit

30/03/17 @ 12:16

SULMUESI I RI

Albian Ajeti, zyrtarisht te St Gallen

Bundesliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Albian Ajeti, zyrtarisht te St Gallen

31/03/17 @ 09:09

TOTTENHAM HOTSPURS

Lamela humb stinorin

Premier League

Lamela humb stinorin

29/03/17 @ 22:55

KUPA E KOSOVËS: DRENICA-LLAPI

Finalisti përcaktohet në Podujevë

FFK Superliga

Finalisti përcaktohet në Podujevë

29/03/17 @ 15:49

PAS NDESHJES

Fidaim Haxhiu: Luajmë më mirë si mysafir, besoj në finale

FFK Superliga

Fidaim Haxhiu: Luajmë më mirë si mysafir, besoj në finale

29/03/17 @ 16:02

PAS NDESHJES

Imami: Vetëkënaqësia na kushtoi, koncentrimi vetëm në Kupë

FFK Superliga

Imami: Vetëkënaqësia na kushtoi, koncentrimi vetëm në Kupë

29/03/17 @ 16:09

FINAL FOUR PËR TË PËRCAKTUAR KAMPIONIN

FSHF ndërron formatin e Superiores

FSHF Kategoria Superiore

FSHF ndërron formatin e Superiores

19/07/23 @ 11:56

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

KONFIRMOHET

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

10/07/23 @ 12:06

GODET KAMPIONI

Enea Koliçi kalon te kampioni!

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Enea Koliçi kalon te kampioni!

05/07/23 @ 20:28

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

REAGIMI I FSHF

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

FSHF Kategoria Superiore

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

30/06/23 @ 09:18

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

DREJT GJILANIT

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Transfere

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

26/06/23 @ 14:21


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore