MEDIA

Manchester United pas Elseid Hysajt
31 March, 2017 @21:40
Forma e mirë dhe vazhdimësia si startues i rregullt te skuadra e Napolit nga Elseid Hysaj duket se është vënë re nga Jose Mourinho.
Sipas Goal.com, Mourinho është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit shqiptar, kur dihet mosha e Antonio Valencias dhe forma aspak e kënaqshme e Matteo Darmianit. Hysaj në tregun e lojtarëve vlerësohet afro 50 milionë euro dhe një ofertë për të nga Manchester United mund të bëhet gjatë verës, gjithnjë sipas Goal.com.
Se çfarë do të ndodh, mbetet të shihet!