CHELSEA-CRYSTALPALACE

Chelsea mposhtet pas 3 muajve
1 April, 2017 @18:05
Skuadra e Chelseat është mposhtur për herë të parë në Premier Ligë pas 3 muajve. Lideri i kampionatit anglez është mposhtur nga Crystal Palace, befasishëm sot në Stamford Bridge.
Chelsea ka shënuar heret për të marrë epërsinë përmes Cesc Fabregasit, por edhe më i shpejtë ka qenë reagimi i Crystal Palace, që shënoi në 6 minutat e ardhshme 2 herë për të siguruar fitoren, 1-2.
Wilfried Zaha dhe Christian Benteke kanë shënuar për fitoren jetike të skuadrës së tyre, derisa kanë regjistruar edhe asistime, në golat jopërkatës.