GJILANI-HAJVALIA
Gjilani stabilizohet në mes, duke mposhtur Hajvalinë ‘e dorëzuar’
2 April, 2017 @16:36
Skuadra e Arbnor Morinës, Gjilani, ka shënuar fitore të pritur ndaj Hajvalisë sot në Gjilan, në kuadër të xhiros së XXIII të Superligës.
Golat e fitores për ekipin kuqebardhë nga Anamorava i kanë shënuar lojtarët më të dalluar ofanziv të saj: Isa Eminhaziri dhe Betim Haxhimusa (2).
Me këtë fitore, Gjilani e ngrit kuotën e fitoreve në 9 këtë stinor, ndërsa kërcen në 33 pikë nga 23 ndeshje.
Hajvalia ‘e dorëzuar’ që tashmë shihet si ekip pa gjasa për mbijetesë dhe po luan me lojtarë kryesisht juniorë, përkundër mundit, ka qenë e pafuqishme për të bërë më shumë.