PAS INCIDENTIT
Nuzës i thyhet këmba, Vëllaznimi pyet deri kur kështu?
2 April, 2017 @21:16
Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës ka mbetur e indinjuar me atë që ka përjetuar sot në terren të vetë në ndeshje ndaj Flamurtarit, ndërsa ka pyetur deri kur kështu?
Futbollistit të Vëllaznimit, Drilon Nuza, i është thyer këmba pas startit të ashpër të Fidan Hasanit të Flamurtarit, ku edhe pasoi grindja e lojtarëve dhe ndërprerja e ndeshjes.
Për më tepër, faqja zyrtare e Vëllaznimit ka bërë të ditur se Flamurtari ka thyer edhe dyert e zhveshtores dhe ka shkaktuar dëme tjera në brendi të stadiumit.