REFERIMI
Test i rëndësishëm për gjyqtarët e Kosovës
3 April, 2017 @15:18
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FFK-së, kryetari i Komisionit të gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani, ka bërë të ditur se testi i normave fizike të referëve të të gjitha ligave mbahet në Gjilan më 12 prill.
“Më datë 12.04.2017 (ditë e mërkurë) nga ora 09.00 në stadiumin e ri në Gjilan do të mbahen normat fizike (riprovuese) për gjyqtarët e futbollit për të gjitha kategoritë: Vala Superligë, Liga e parë, Liga e dytë dhe kategoritë e juniorëve. Mospjesëmarrja në normat riprovuese përcillet me vendimin e Komisionit të Gjyqtarëve për largim nga listat e gjyqtarëve për referimin e ndeshjeve për këtë kampionat – edicionin garues; 2016 – 2017.” - ka shkruar njoftimi i FFK-së sot.