LOJA E PASTËR
BOROZANI/ A. P.
Hajvalia dhe Trepça’89 me më së paku kartona të ndëshkuar
Statistikat: FFK
3 April, 2017 @15:37
Dy skuadrat në ekstreme të klasifikimit të Superligës, janë skuadrat që kanë më së paku kartona të verdhë të akorduara, pas XXII xhirove të Superligës së Kosovës këtë stinor.
Hajvalia, që është e fundit në tabelë dhe tashmë ‘llogaritet’ si pjesë e Ligës së Parë, ka marrë vetëm 42 kartonë të verdhë në dy ciklet e para të këtij stinori.
Ndërsa, Trepça’89 që është lidere dhe po kërkon titullin e parë kampion në histori, ka vetëm 47 kartona të verdhë këtë stinor.
Kampion i kartonave të verdhë në Superligë pas XXII xhirove të zhvilluara është Llapi, me 78 sosh të akorduara.
Lista e kartonave të verdhë pas XXII xhirove në Superligë:
Hajvalia | 42 kartonë të verdhë | ||
Trepça'89 | 47 kartonë të verdhë | ||
Feronikeli | 51 kartonë të verdhë | ||
Drita | 52 kartonë të verdhë | ||
Liria | 52 kartonë të verdhë | ||
Drenica | 53 kartonë të verdhë | ||
Besa | 58 kartonë të verdhë | ||
Ferizaji | 60 kartonë të verdhë | ||
Trepça | 60 kartonë të verdhë | ||
Gjilani | 72 kartonë të verdhë | ||
Prishtina | 74 kartonë të verdhë | ||
Llapi | 78 kartonë të verdhë |