PAS VIDEOS
Munishi dhe Gashi, deklarohen pas inçizimeve
4 April, 2017 @18:53
Trajneri tashmë i suspenduar i Dritës, Ismet Munishi dhe referi Bajram Gashi janë deklaruar për media pas inçizimit të publikuar sot në IndeksOnline.
“Unë kam dalë në kafe me Bajram Gashin dhe Edmond Zeqirin, për tu pajtuar pasi kemi pasur probleme. Në video janë muhabete të kafeve. Dikush po përpiqet të ma shkatërrojë karrierën. Unë në jetë kam bërë vetëm mirë, nuk i kam borxh askujt. Do ta marr vesh,” ka thënë Munishi transmeton koha.net.
Njejtë, edhe Bajram Gashi ka mohuar të ketë gisht në rezultate të dyshimta.
“Një është e sigurt që ne nuk jemi të involvuar në asnjë send, kemi shkuar të pajtojmë dy familje e në llafet tjera për të kaluara ato mund të bëhen llaf edhe nga x persona. Federata mund të shkojë deri në fund, por gabimet ndodhin te gjyqtarët në krejt botën. Edhe gjyqtarët mund të gabojnë shumë jo vetëm në një ndeshje”, ka thënë ai kur është pyetur për deklarimin e FFK-së se do të ndjekë deri në fund skandalet në futbollin e Kosovës.