COUPE DE FRANCE

Monaco e përgjysmuar arrin gjysmëfinalen
4 April, 2017 @23:00
Skuadra e Monacos që po kalon formë të lartë këtë stinor si në Ligue 1 dhe në Ligë të Kampionëve, ka arritur sonte që të sigurojë edhe gjysmëfinalen e Kupës së Francës, duke e eliminuar Lille-in në çerekfinale, 2-1.
Dy gola të sulmuesit Valere Germain kanë vendosur takimin e sontëm në të mirë të ekipit nga principata, ndërsa e tëra që kanë arritur mysafirët që luajtën nga minuta e 40-të me një lojtar më pak (Arcus, karton i kuq), ka qenë goli i nderit në minutat shtesë të takimit.
Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim ka futur sot në ndeshje ekip të përgjysmuar, ku mbi 5 lojtarë standard të ekipit të parë janë pushuar.
Valère Germain Goal HD - Mónaco 1-0 Lille 04… by sports-live1