LEICESTER-SUNDERLAND

Islam Slimani (Leicester) duke shënuar golin e parë të ndeshjes sonte
Kampioni i zgjuar vonë, 5 fitore radhazi dhe fundos Sunderlandin
4 April, 2017 @22:31
Leicester City nuk ka të ndalur. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Craig Shakespeare kanë vazhduar formën perfekte nën drejtimin e tij duke shënuar sonte fitoren e pestë me radhë në Premier Ligë në dëm të Sunderlandit, që po fundoset dalëngadalë.
Pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa në 20 minutat e fundit të pjesës së dytë, Islam Slimani hapi llogarinë e tij për të vazhduar më pas edhe Jamie Vardy, që edhe vulosi fitoren e pestë me radhë për kampionin e Anglisë.
Sunderland i David Moyesit tashmë rrezikon seriozisht statusin e ekipit elit në Angli, ndërsa Adnan Januzaj nuk ka kaluar asnjë minutë në fushë, as sonte.
Amazing Goal Vardy (2-0) Leicester City vs… by zyhrijearifi