COPPA ITALIA

Lazio mposhtet, por arrin finalen!
4 April, 2017 @22:45
Thomas Strakosha, portieri i kombëtares shqiptare ka arritur finalen e Kupës së Italisë me ekipin e tij Lazio sonte.
Lazio në fakt është mposhtur nga Roma 3-2, mirëpo me fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-3 ka arritur finalen e Kupës së Italisë, ku do të pret fituesin e përballjes Juventus-Napoli.
Lazio ka qenë dy herë në avantazh sonte, me golat e Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile, mirëpo Roma ka barazuar dy herë dhe ka shënuar edhe fitore 3-2 në fund përmes golave të Mohamed Salahut, që në fund u treguan të pamjaftueshëm për finale.
Ciro Immobile Goal HD - Lazio 2-0 AS Roma - 01… by FranceCup3