UNITED - EVERTON

Gabimi i radhës, United zhgënjen përsëri
4 April, 2017 @22:59
Zhgënjimi i radhës!
Pas barazimit ndaj WBA-së në fundjavë, Manchester United ka gabuar përsëri, duke vazhduar formën e tmerrshme në ndeshjet e luajtura në shtëpi.
Në fakt, sonte United shpëtoi nga humbja, pasi që goli i klubit nga ‘Old Trafford’ u shënua në sekondat e fundit të takimit, pas një penalltie të konkretizuar me gol nga Zlatan Ibrahimovic, i cili sonte u rikthye me gol pas 3 ndeshjeve të mosluajtura për shkak të suspendimit.
United e gjeti veten në disavantazh nga goli i Phil Jagielkas, ndërsa barazimi nuk erdhi deri në sekondat e fundit, përkundër dominimit dhe shumë rasteve për shënim.
Ky barazim e komplikon edhe më tepër situatën e United në luftë për top4 dhe sipas të gjitha gjasave, rruga e vetme e United për t’u kualifikuar në Champions League është triumfi në Europa League.