Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING - DHJETOR 2023

Kosova mbyll vitin në pozitën më të lartë të arritur

Kosova mbyll vitin në pozitën më të lartë të arritur


21 December, 2023 @10:50

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ekipi A, ka mbyllur vitin në pozitën më të lartë ndonjëherë të arritur në renditjen mujore të FIFA-së. Në fakt, këtë pozitë Kosova e arriti në nëntor të këtij viti, ndërsa në të njëjtin vend mbeti edhe gjatë dhjetorit, për të mbyllur kështu vitin 2023 më së larti ndonjëherë.

Përndryshe, kombëtarja e Kosovës në futboll ka pasur një cikël zhgënjyes të kualifikimit për EURO 2024, ndërsa tash është pa përzgjedhës derisa Federata po hulumton se cili do të mund të ishte selektor i radhës i “Dardanëve”.

Kosova do të duhet të arrijë rezultat tepër të mirë në Ligë të Kombeve gjatë shtator-nëntorit të vitit 2024 ashtu që të shpresojë për Botërorin e radhës me playoff të Ligës së Kombeve, pasi që kualifikimi direkt për në Botëror është gati dyfish më i vështirë sesa ai në evropian.


 
Të gjitha lajmet nga