REPREZENTACIONI
Kosova pa miqësore në mars
7 February, 2017 @22:22
Përfaqësuesja e Kosovës do të mbetet pa miqësore edhe në muajin mars të këtij viti, kur ka data të lira nga FIFA.
FFK nuk ka arritur të gjejë kundërshtarë, ndërsa ndeshja e vetme që do të zhvillohet është ajo kualifikues ndaj Islandës në “Loro Boriçi” të Shkodrës, bën të ditur Koha Ditore sot.
Nëse eventualisht nuk do të gjehet një kundërshtar për muajin e ardhshëm, atëherë Kosova do të mbetet gati 1 vjet pa miqësore.
E fundit ishte ajo ndaj Ishujve Faroe e zhvilluar në Frankfurt, kur Kosova mposhti me 2-0 këtë përfaqësuese pasi që ishte pranuar në FIFA e UEFA.
Ndeshja Kosova - Islanda zhvillohet në kuadër të Grupit I kualifikues për Rusia 2018, më 24 mars.