MIQËSORE

Foto: FFK
Kosova U19 barazon në miqësoren ndaj Maqedonisë Veriore U20
18 December, 2021 @14:50
Në miqësoren e luajtur sot në Shkup, Maqedonia Veriore U20 dhe Kosova U19 kanë barazuar me rezultat 3-3. Ndonëse në portalet maqedonase kjo ndeshje po cilësohet si përballje mes përfaqësueseve U21 të shteteve përkatëse, FFK para dy ditëve ka raportuar që dy miqësoret e këtyre ditëve janë mes Kosovës U19 dhe Maqedonisë Veriore U20.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat 1-0 për Maqedoninë Veriore. Më pas Kosova kaloi në epërsi 1-3 me golat e shënuara në minutat 57’, 62’, 72’, e deri para fundit të ndeshjes Maqedonia Veriore shënoi edhe dy herë dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 3-3.
Për fat të keq, informacion sa i përket formacionit startues të Kosovës apo golashënuesve nuk ka ende.
Kujtojmë që pak ditë më parë Maqedonia Veriore U20 e fitoi miqësoren ndaj Kosovës U19 me rezultat 1-0.