KOSOVA U21 - IZRAELI U21
Kosova U21 pëson humbjen e parë në shtëpi
9 November, 2017 @20:41
Vjen humbja e parë në shtëpi për Kosovën U21.
Djemtë e drejtuar nga Rafet Prekazi sot u mposhtën me rezultat 0-4 nga përfaqësuesja e Izraelit U21, në një duel i cili filloi shumë mirë për përfaqësuesën e Kosovës, deri në momentin e pranimit të golit të parë pas goditjes së këndit të mysafirëve.
Më pas, krejt në fund të pjesës së parë, Kosova nuk e krijoi siç duhet ‘grackën’ e offside-t, duke bërë që mysafirët, të ndihmuar edhe nga një dalje jo e menduar mirë e Visar Bekajt, ta gjenin edhe golin e dytë, për ta mbyllur kështu pjesën e parë me rezultat 0-2.
Në pjesën e dytë Izraeli U21 e gjeti edhe 2 herë golin dhe takimi u mbyll me rezultatin përfundimtar 0-4, rezultat ky që e zbret Kosovën në vendin e katërt në Grupin 5.
Pas 5 ndeshjeve në grup Kosova tashmë ka 2 fitore e 3 humbje, ndërsa ndeshjen e ardhshme e luan pas 5 ditëve (14 nëntor) si mysafire e Azerbejxhanit.
TABELA AKTUALE E GRUPIT 5
1 | Irlanda U21 | 4 ndeshje | 10 pikë | |
2 | Gjermania U21 | 4 ndeshje | 9 pikë | |
3 | Izraeli U21 | 4 ndeshje | 7 pikë | |
4 | Kosova U21 | 5 ndeshje | 6 pikë | |
5 | Norvegjia U21 | 5 ndeshje | 5 pikë | |
6 | Azerbejxhani U21 | 4 ndeshje | 0 pikë |