Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRI - ANGLI

Kualiteti bën diferencën, fitore e anglezëve në Tiranë

Kualiteti bën diferencën, fitore e anglezëve në Tiranë


28 March, 2021 @19:48

Me rezultat 0-2 është mbyllur ndeshja e luajtur sonte mes Shqipërisë dhe Anglisë në “Air Albania Stadium” të Tiranës. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën kualifikuese drejt Botërorit të Katarit.

Deri në minutën e 35’ të ndeshjes, pamë një Shqipëri të vendosur mjaft mirë dhe që mbrohej si ekip nën udhëheqjen e Super Berat Gjimshitit. Në anën tjetër, Anglia ndonëse kishte posedim absolut të topit, rastin e parë serioz e pati në minutën e 39’, kur Harry Kane shënoi me kokë pas krosimit nga Luke Shaw. Pak minuta më vonë, sulmuesi i Tottenhamit për pak sa nuk e dyfishoi epërsinë mysafire, mirëpo për fat të mirë gjuajtja e tij u ndal nga shtylla horizontale e Berishës.

Në fakt, përkundër që e mbajti shumë pak topin gjatë pjesës së parë, Shqipëria shumë lehtë mund të shënonte e para në këtë takim, sikur Myrto Uzuni të tregohej i saktë para portës në minutën e 13’ të ndeshjes, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

GRUPET KUALIFIKUESE DHE ORARI I NDESHJEVE

Gjatë pjesës së dytë, dominimi anglez vazhdoi, e goli i dytë dhe i qetësisë erdhi në minutën e 63’. Pas një shpërqëndrimi në mbrojtjen shqiptare, Harry Kane asistoi te Mason Mount, i cili mjeshtërisht e finalizoi akcionin me gol, për t’ia dhënë Anglisë epërsinë dygolëshe.

Pas golit të dytë të pësuar, në disa momente të pjesës së dytë Shqipëria kishte pak më tepër posedim sesa në 60-minutëshin e parë, mirëpo në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitoren 0-2 të anglezëve.

Kjo ishte hera e pestë në histori që Shqipëria u takua me Anglinë. Që të gjitha takimet kanë përfunduar me fitore të anglezëve.

Në xhiron e tretë, Shqipëria luan si mysafire e San Marinos më 31 mars, kurse Anglia e pret Poloninë në po të njëjtën datë.


 
Të gjitha lajmet nga