PERFORCIMI I KUKESIANEVE
Kukësi godet me Agim Ibraimin!
3 October, 2020 @0:09
Agim Ibraimi është zyrtarisht futbollist i Kukësit!
Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë që të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Agim Ibraimi!
Sulmuesi nga Tetova ka firmosur sot kontratën dy vjeçare me skuadrën tonë duke u bërë zyrtarisht futbollisti ynë!
Ibraimi ka një karrierë shumë të pasur në Europë, duke veshur fanellën e Cagliarit në Serinë A, fanellën e Mariborit, Olimpija Ljubljanës në Slloveni.
Suksese ka pasur edhe në kampionatin kazak me Astanën, duke fituar titullin kampion. Në karrierën e tij si futbollist, Ibraimi ka fituar 2 Kupa Sllovenie, 4 tituj kampion në Slloveni e një titull në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket aspektit personal, Ibraimi është shpallur 3 herë futbollisti i vitit në Maqedoninë e Veriut dhe ka luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në Champions League dhe Europa League.
Ibraimi 32-vjeçar do të bashkohet të hënën në stërvitje me ekipin dhe do të nispërgatitjet me ekipin.