Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HISTORY

Kupa e Kosovës, historia e fituesve

Kupa e Kosovës, historia e fituesve


3 February, 2021 @9:36

Kupa e Kosovës për herë të 28 do ta gjejë pronarin e saj. Historiku i Kupës daton që nga stinori 1991/92 kur fitues i parë ishte shpallur skuadra e Vëllaznimit.

Që nga ajo kohë, Kupa e Kosovës është organizuar rregullisht çdo vjet, përveç në vitet 1998 dhe 1999 kur nuk kishte fitues për shkak të luftës në Kosovë.

Finalja e parë e Kupës në pasluftë
Trepça-Prishtina, 1999/00, Gjakovë

Sivjet fituesi i Kupës do të caktohet nëpërmjet organizimit të “Final 8” në Suharekë, i cili fillon sot dhe mbaron të dielën më 7 shkurt.

▶️Shiko: SKEMA E KUPËS

Kësaj radhe për Kupën e Kosovës janë në garë 8 skuadra dhe që të gjitha nga Superliga e Kosovës. Prej tyre, 5 skuadra tashmë e kanë Kupën të vendosur në vitrinat e klubit, derisa 3 të tjerë, Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Ponte Prizreni do të synojnë që për herë të parë ta gërryejnë emrin e tyre mbi Kupë.

Fituesi i fundit i Kupës është skuadra e Pejës, e cila vitin e kaluar e kishte mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 79-64 në Rahovec.

Peja, fituesja e fundit e Kupës së Kosovës

Ndryshe nga Peja që këtë trofe e kishte fituar edhe më parë, për Yllin kjo ishte finalja e parë dhe arritja më e lartë në histori të ekipit nga Suhareka.

Gjatë historisë prej 27 edicioneve të mëparshme, skuadra më e suksesshme është Sigal Prishtina. Bardhekaltërit gjatë kësaj periudhe kanë fituar 14 kupa, apo më shumë se gjysma e numrit total. Prishtina gjithashtu mbanë edhe rekordin e serisë së Kupave të njëpasnjëshme të fituara, pasi që e ka fituar ate për 6 vite rresht, gjatë viteve 2005-2010.

Prishtina, skuadra më e trofeshme në Kupën e Kosovës

Skuadra e dytë më e trofeshme në Kupë të Kosovës është Peja me 6 sosh, e përcjellur më pas nga Trepça me 4 kupa të fituara, Vëllaznimi me 2 kupa dhe Bashkimi me 1 kupë të fituar.

Më poshtë mund ta gjeni listën e të gjithë fituesve të Kupës që nga viti 1992, si dhe listën e skuadrave më të trofeshme në këtë garë.

FITUESIT E DERITASHËM

1991/92 - KB Vëllaznimi
1992/93 - KB Trepça
1993/94 - KB Peja
1994/95 - KB Peja
1995/96 - KB Vëllaznimi
1996/97 - KB Peja
1999/00 - KB Trepça
2000/01 - KB Bashkimi
2001/02 - KB Prishtina
2002/03 - KB MEB Prishtina
2003/04 - KB Trepça
2004/05 - KB Sigal Prishtina
2005/06 - KB Sigal Prishtina
2006/07 - KB Sigal Prishtina
2007/08 - KB Sigal Prishtina
2008/09 - KB Sigal Prishtina
2009/10 - KB Sigal Prishtina
2010/11 - KB Peja
2011/12 - KB Trepça
2012/13 - KB Sigal Prishtina
2013/14 - KB Sigal Prishtina
2014/15 - KB Peja
2015/16 - KB Sigal Prishtina
2016/17 - KB Sigal Prishtina
2017/18 - KB Sigal Prishtina
2018/19 - KB Z Mobile Prishtina
2019/20 - KB Peja

SKUADRAT MË TË TROFESHME NË KUPË

1.Prishtina - 14 kupa
2.Peja - 6 kupa
3.Trepça - 4 kupa
4.Vëllaznimi - 2 kupa
5.Bashkimi - 1 kupë


 
Të gjitha lajmet nga