KUPA E KOSOVËS

Kupa e Kosovës, shorti për çerekfinalet
10 February, 2022 @13:15
Me fillim nga ora 13:00, sot në ambientet e FFK-së është mbajtur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Shorti i hedhur i ka vendosur këto çiftet çerekfinaliste:
Drita - Ulpiana
Ballkani - Prishtina
Llapi - Gjilani
KEK-u - Ramiz Sadiku
Ndeshjet do të luhen në mes të muajit mars, përkatësisht reth datave 15-16 dhe gjatë tyre gjyqtarët e ndeshjes do të ndihmohen edhe nga sistemi VAR.