Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS ARMENISE, TASH EDHE ME GJIBRALTARIN

Kuqezinjtë aranzhojnë miqësore në nëntor

Foto: FSHF

Kuqezinjtë aranzhojnë miqësore në nëntor


14 September, 2020 @12:00

Kombëtarja shqiptare ka arritur të aranzhojë miqësore me ekipin e Gjibraltarit më datë 11 nëntor 2020.

Ndeshja do të luhet në Elbasan Arena dhe do të nis në ora 19:00. Shqipëria për herë të parë në histori të saj do të ndeshet me Gjibraltarin, pasi që këta të fundit u pranuan në vitin 2016 në UEFA, bashkë me Kosovën.

TABELA DHE ORARI I SHQIPËRISË NË LIGË TË KOMBEVE

Kjo do të jetë miqësorja e dytë në proces për Shqipërinë në muajt e radhës, pasi që më parë është bërë e ditur se Shqipëria do të jetë mysafire e Armenisë më 7 Tetor 2020 në miqësoren tjetër.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga