ERMAL KUQO

Kuqo ndëron skuadrën
12 June, 2015 @18:40
Ermal Kuqo në stinorin e ri do ta provojë veten te një skuadër tjetër turke.
Qendra 208 centimetërshe është transferuar te skuadra Turk Telekom, duke i dhënë fund aventurës së tij të deritashme te Darussafaka.
Kjo është skuadra e gjashtë e Kuqos në Turqi, pas Fenerbahçes, Efesit, Galatasarayit, Banvitit dhe Darussafakas.
Basketbollisti 35 vjeçar ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, me mundësi të vazhdimit edhe për një vjet.