CAVS-NYK
NY mposht Clevelandin
9 March, 2014 @10:32
Ndonjëherë mundi individual, nuk mjafton për ta sjellë fitoren skuadrës, kjo është dëshmuar dje në ndeshjen ndërmjet Clevelandit dhe New Yorkut.
Kyri Irving, shkëlqeu me 30 pikë, 8 kërcime, 8 asistime e dy topa të vjedhur, por nuk mjaftoi për ta ndryshuar rezultatin që ishte në favor të Knicksit 107-97.
Ndërsa në anën tjetër, superylli Carmelo Anthony, shënoi 26 pikë dhe i rrëmbeu 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Amare Stoudemire dhe J.R. Smith, me nga 17 pikë secili.
Që të dyja skuadrat, kanë bilanc të njejtë, 24 fitore e 40 humbje.
Video
Asistimi i JR Smithit nga tebela