Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

“La Decima” (edhe) në basketboll

Fotografitë: RealMadridBasket/fb

“La Decima” (edhe) në basketboll


Shkruan: BLERIM MYFTIU

22 May, 2018 @12:26

Reali i Madridit po dëshmohet se mbase është klubi më i suksesshëm sportiv në Evropë. Në fundjavën e ardhshme, në sportin më masovik dhe më të popullarizuar (futboll), Reali do të paraqitet në finale për të tretën herë rresht, duke synuar që për të 13-tën herë të bëhet kampion i Evropës. As në basketboll nuk ngec prapa dhe gjatë fundjavës së kaluar stinorin e dytë të Euroligës në formatin e ri e përmbylli me titullin e më të mirit, i cili ishte i 10-ti për “mbretërit”. Prandaj, mund të thuhet lirisht, që ekipi madridas dominon në dy sportet më të popullarizuara.

Real Madrid Basket

Historia e kampionit të sivjetmë, në të vërtetë, është një “copy-paste”, i asaj të vjetmë (Fenerbahçes), të cilën edhe e mposhti në finale. Reali u ballafaqua me shumë lëndime gjatë stinorit dhe pati luhatje si në lojë, ashtu edhe në rezultate. Lojtari më i vyeshëm i stinorit 2016/17, Sergio Llull, u lëndua që në start dhe mungoi plot 8 muaj në fushë, për t’u paraqitur vetëm për ndeshjet e play-offit (doli të jetë atëherë kur u desh). Rudy Fernández pati po ashtu intermezzo gjatë stinorit dhe ndeshje të shumta në të cilat mungoi. Kjo bëri që në nëntor-dhjetor, Reali të pësonte 6 herë në 7 ndeshje dhe për një çast pas 11 xhirove të luajtura të kishte 5 fitore dhe 6 humbje. (Ngjashëm qe historia e lëndimeve të Fenerbahçes vitin e kaluar.)

Reali arriti që pjesën e rregullt të stinorit ta përmbyll në vendin e 5-të (siç e kishte përmbyllur Fenerbahçeja vitin e kaluar), ta eliminojë më pas Panathinaikosin që e kishte avantazhin e fushës (sikur që e bëri Fenerbahçeja vitin e kaluar) dhe të paraqitet në Beograd, në Final-fourin e stinorit. Vazhdimësia gjatë stinorit natyrisht se është e rëndësishme, por u tregua edhe një herë se ekipi duhet të jetë i komponuar në kohën e duhur, lëndimet duhet të sanohen atëherë kur duhet dhe shpirti kolektiv e dhuntitë individuale duhet të vijnë në shprehje në çastin kulmor të stinorit.

Pablo Laso

Ndryshe, çka t’i thuhet CSKA-së? Ajo për çdo stinor parakalon nëpër pjesën e rregullt, tregohet dominuese gjatë pjesës më të madhe të vitit, duket se kampionia po dihet që prej fillimit, por në dy vitet e fundit, ky dominim humb peshë dhe ekipi pothuajse mbetet pa karburant në çastet vendimtare. Është stinori i dytë rresht për ekipin e Dimitris Itoudisit që në Final-four paraqitet si favorit, por tregohet më i paenergjiku dhe më i pavendosuri për të arritur atë kryesoren.

Sigurisht që kthimi i Llullit në fushë në play-off ia solli Realit vetëbesimin e shumë-dëshiruar. Prania e tij paraqet një kërcënim standard për të gjitha ekipet, qoftë të bëhet fjalë për shënimet e tij jashtë 7.25 metrash, qoftë për depërtimet e tij, qoftë për asistimet. Sigurisht që Rudy Fernández, pa marrë parasysh se mund të jetë shumë herë irritues me simulimet që i bën, është një nyje e rëndësishme e këtij ekipi. Por, ky Real, në gjirin e vetë e pati sivjet një diamant të vërtetë dhe basketbollistin për të cilin parashihet se do të jetë më i madhi gjatë dekadës që vjen.

Luka Doncic & Randolph

Bëhet fjalë për Luka Dončićin, i cili brenda 8 muajve, me 19 vitet që i ka, u bë kampion Evrope me Slloveninë në shtator, u shpall lojtari më i vyeshëm (MVP) i stinorit të rregullt në Euroligë dhe së fundmi edhe lojtari më i dobishëm i Final-Fourit. I ka vetëm 19 vjet. Plasohet në botë si “pasardhësi i Draženit”. Do t’i duhet kohë ende për të ardhur në piedestalin e të madhit Petrović. Mirëpo, me vetëm 19 vite në supe, tregon pjekuri të pakrahasueshme me më të pjekurit dhe ka përgatitje fizike që nuk ngec prapa nga asnjë më i vjetër në ekip. Fitoi në Evropë, në nivel kombëtareje dhe ekipi, gjithçka që mund të fitohet. Muajin e ardhshëm do të gjendet me gjasë në draftin e NBA-së dhe vitin e ardhshëm do ta përcjellim matanë Atlantikut.

Pablo Laso, trajner shpesh i vënë në dyshim, ia solli Realit titullin e dytë kampion. Arriti që nëpër një stinor të stuhishëm ta lundrojë ekipin mirë drejt cakut dhe ta mposhtë në finale mësuesin e tij, Obradovićin. Trey Thompkins do ta mbajë në mend deri në fund të jetës atë kërcimin e fundit ofensiv, i cili e theu ndeshjen dhe i dha vulë titullit të Realit. Fabien Causeur ishte më efikasi i finales me 17 pikë, shumë më lartë se mesatarja modeste e tij për ndeshje prej 7 pikësh. Por, angazhimi në mbrojtje dhe preciziteti që shkon në 44% për treshe, kanë bërë që ai këtë stinor të jetë njeriu i detyrës për Lason. Kur përmendet kurrizi i ekipit, nuk bën të harrohet një tjetër spanjoll bosht – Felipe Reyes. Duket se një jetë të tërë jemi duke e përcjellë atë. Ashtu është kur plot 20 vite është duke defiluar parketeve dhe me 38 vitet që i ka, duket se ende nuk ndalet. Ende është ai Reyesi që përkundër 204 centimetrave është secilën herë nën kosh, secilën herë e fut krahun diku, merr një kërcim disi, shtyhet e përlyhet me të gjithë, teatraliteti nuk i mungon.

Luka Doncic

Kampioni Real, gjithsesi titull meritor. E mposhti në finale simbolin e vazhdimësisë në 5 vitet e fundit, Fenerbahçen që u paraqit për të katërtën herë rresht në  Final-Four dhe në finalen e dytë rresht. Është ky ekip i planit, i ndërtuar nën dizajnin e trajnerit më të trofeshëm, Željko Obradovićit, i cili po ashtu qe në ndjekje të “La Decimas” së vetë personale – titullit të dhjetë si trajner. Në finale shpërtheu ai nga i cili nuk pritej, Nicolo Melli shënoi 28 pikë dhe ishte pothuajse i pagabueshëm në secilën gjuajtje që bënte. Por, asnjëri prej bashkëlojtarëve nuk arriti t’i bashkohej – Ali Muhammedi nuk e gjeti ritmin, Veselý me dy faula të shpejtë për 1:38 minuta duket se u çakoardua, Sloukasi u mbyll në çdo vrimë të sulmit, Datome nuk ishte preciz siç është zakonisht, kurse Nunnally (shënuesi më preciz i tërë stinorit), ishte zhgënjimi më i madh i turneut përfundimtar. Natyrisht se të gjitha detajet janë të rëndësishme dhe në finalet që luhen për një lojë, secili mund ta mposht secilin. Mirëpo, Fenerbahçeja është një projekt, prapa vetes e ka sponsorin e madh, autoriteti e dija e trajnerit ekzistojnë, mundësitë për t’i sjellë më të mirët në ekip po ashtu ekzistojnë. Kështu që ky klub, po të mos ndodhin ndryshime të mëdha dhe të papritura, do të jetë edhe shumë vite në majen e basketbollit.

Real Madrid celebration

U pa se buxheti 36 milionë dollarësh i CSKA-së nuk po i mjafton, ngase pos buxhetit po duhet diçka tjetër. Ajo “diçka tjetër” është mbase shkëlqimi dhe energjia e Šarūnas Jasikevičiusit, lojtarit dikur të madh dhe tani trajnerit fillestar që mëton të jetë i madh. “Pylli i blertë” siç i bie në përkthim të jetë Žalgirisi, e arriti suksesin e stinorit duke u paraqitur në Final-four pas 19 vitesh. Bërthama prej lojtarëve vendës lituanë, tradita e shkollës dhe një trajneri i ri, por energjik dhe i etur për sukses, bëri që klubi me buxhetin më të ulët të dytë në Euroligë të jetë në mesin e katër finalistëve.

Dy stinorët e fundit tregojnë që Euroligës nuk i mungon cilësia, emocionet, spektakli. Mbase po afrohet koha që përfundimisht, ECA (organizatorja e Euroligës dhe Eurokupës) dhe FIBA ta gjejnë rrugën e përbashkët të marrëveshjes, e cila do të jetë në dobi të adhuruesve të basketbollit. Tani fillon faza përfundimtare e kampionateve vendëse. Do të jenë edhe nga dy ndeshje për kombëtaret në kualifikimet “e zbehta” për Kampionatin botëror. Euroliga e re vjen në tetor, kurse majin e 2019-s finalet do të zhvillohen në Vitoria të rajonit bask në Spanjë.


GAME 4: CAVS - CELTICS

Lebron 44, shënon rekord dhe barazon serinë!

NBA

Lebron 44, shënon rekord dhe barazon serinë!

22/05/18 @ 07:38

GRUPMOSHAT U16

Kerasan Prishtina kampione në U16

FBK Superliga U18

Kerasan Prishtina kampione në U16

21/05/18 @ 19:10

SLLOVENI I RI

Doncic MVP i Final Fourit

Euroleague

Doncic MVP i Final Fourit

21/05/18 @ 18:50

PARA NDESHJES

Arpagjikt mobilizohen

FBK Superliga

Arpagjikt mobilizohen

21/05/18 @ 15:14

VJEN FTESA PËR STINORIN 2018/19

2 ekipe kosovare në Champions?!

FBK Superliga/International

2 ekipe kosovare në Champions?!

21/05/18 @ 13:08

FBK NJOFTON

Emërohen trajnerët e përfaqësueseve të reja

Përfaqësuesja/Transfere

Emërohen trajnerët e përfaqësueseve të reja

21/05/18 @ 13:04

NDESHJA E IV FINALE

Të mërkurën, titulli ose te ndeshja vendimtare

FBK Superliga

Të mërkurën, titulli ose te ndeshja vendimtare

21/05/18 @ 13:00

GRUPMOSHAT U12

NewBasket kampion i Kosovës për moshat U12

FBK Superliga U18

NewBasket kampion i Kosovës për moshat U12

21/05/18 @ 12:38

WARRIORS - ROCKETS

Warriorsat deklasojnë raketat

NBA

Warriorsat deklasojnë raketat

21/05/18 @ 10:54

FINAL FOUR: FINALJA

Real Madridi kampion i Euroleagues!

Euroleague

Real Madridi kampion i Euroleagues!

20/05/18 @ 22:30

TRAJNERI I RI

Bayern emëron trajner dy herë fituesin e Euroleague

Euroleague/Transfere

Bayern emëron trajner dy herë fituesin e Euroleague

12/06/23 @ 21:37

KËNDI I BLERIMIT

Ka basketbollistë dhe ka Llull!

Euroleague/Analiza

Ka basketbollistë dhe ka Llull!

23/05/23 @ 14:11

MBRETËROJNË EUROLIGËN #UNDECIMA

Kamp11on Real Madridi, Llull në sekondat e fundit sjell titullin

Euroleague

Kamp11on Real Madridi, Llull në sekondat e fundit sjell titullin

21/05/23 @ 23:51

OPINION

Euroliga… fluturon drejt Kaunasit

Euroleague/Analiza

Euroliga… fluturon drejt Kaunasit

14/05/23 @ 15:00

BASKETBOLLISTI I REAL MADRIDIT

Tavares, MVP i muajve prill/maj në Euroligë

Euroleague

Tavares, MVP i muajve prill/maj në Euroligë

11/05/23 @ 18:02

MADRID

Sergio Llull mbetet në Madrid

Euroleague/International/Transfere

Sergio Llull mbetet në Madrid

06/07/22 @ 13:11

SEZONI I RI

Konfirmohen 18 pjesëmarrësit e Euroleague 22/23

Euroleague

Konfirmohen 18 pjesëmarrësit e Euroleague 22/23

06/07/22 @ 12:42

LOS BLANCOS

Real Madrid ndërron trajnerin pas 11 stinorëve

Euroleague/International/Transfere

Real Madrid ndërron trajnerin pas 11 stinorëve

05/07/22 @ 13:51

STAMBOLL

Scottie Wilbekin në Fenerbahçe

Euroleague/International/Transfere

Scottie Wilbekin në Fenerbahçe

28/06/22 @ 11:34

STAMBOLL

Kampioni transferon kroatin Zizic

Euroleague/Transfere

Kampioni transferon kroatin Zizic

22/06/22 @ 13:27


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague