WARRIORS - ROCKETS
Warriorsat deklasojnë raketat
21 May, 2018 @10:54
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, në ndeshjen e tretë të serisë finale të Konfrencës Perëndimore, e deklasoi Houston Rocketsin duke e mposhtur me rezultat 126-85 dhe kaloi 2-1 në epërsi në seri.
Ylli i skuadrës Stephen Curry, ndeshjes nuk ia nisi mirë sidomos nga vija e treshit, por më pas duke shënuar 5 treshe dhe 35 pikë në total, u bë koshashënuesi i ndeshjes. Ai u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 25 pikë të tjera.
Te Houstoni, James Harden luajti me 20 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, që nuk mjaftoi për fitore.
Golden State Warriors është 2-1 në epërsi në seri, derisa edhe ndeshja e katërt do të luhet në Oracle Arena më 23 maj.