CSKA MOSCOW - ZALGIRIS KAUNAS

Foto: euroleague.net
Zalgirisi përfundon i treti
20 May, 2018 @21:07
Në ndeshjen për vendin e tretë në Euroleague, duke e mposhtur CSKA Moskën me rezultat 79-77, medaljen e bronztë e fitoi skuadra lituaneze Zalgiris Kaunas.
CSKA Moska e kishte rastin për ta fituar ndeshjen, por nga vija e treshit në sekondat e fundit të ndeshjes, s’shënoi Semen Antonov dhe kështu gjiganti rus e mbylli stinorin në pozitën e katërt.
SKEMA E FINAL FOUR-IT / EUROLEAGUE
Te Zalgirisi më i miri ishte Paulis Jankunas i cili luajti me 15 pikë, me pikë të njejta luajti edhe Vasilije Micic, derisa pikë dyshifrore shënoi edhe Edgaras Ulanovas (14 pikë).
Në anën tjetër, Othello Hunter u dallua me 14 pikë.