WESTBROOK
Lajm i keq për Oklahomën
28 December, 2013 @14:07
Lëndimet e njëpasnjëshme në NBA nuk po ndalen. Pas Derrick Rose, Kobe Bryant, Brook Lopez, tani u lëndua edhe Russell Westbrook.
Westbrook i cili është bërë operacion nga gjuri, do të mungojë gjashtë javë për Oklahomën. Rikthimi i tij pritej të jetë pas All Starit.
Vitin e kaluar, ai u lëndua në Play Off, ku gjashtë muaj u detyrua që të pushojë. Westbrook, në këtë stinor arriti një mesatare prej 21.3 pikëve , 7
asistimeve e 6 kërcimeve.
Trajneri i Oklahomës, në lidhje me lëndimin e lojtarit të tij tha: “Ne së bashku me Westbrookun, jemi një skuadër tepër të mirë, por edhe pa të, do të vazhdojmë të jemi një skuadër e mirë “.
Oklahoma gjendet në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, me 24 fitore e 5 humbje.