Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAPLES CENTER

Lakers maestral ndaj Warriors

Lakers maestral ndaj Warriors


24 December, 2014 @8:50

Ylli i Los Angeles Lakersit, Kobe Bryant, nuk shihej askund, në ndeshjen më të bukur të ekipit të tij këtë stinor. Lakers mposhti Golden State Warriorsin me një lojë të hatashme, ku arritën t’i vjedhin 20 topa nga kundërshtari. 

Carlos Boozer shënoi 18 pikë nga banka, në fitoren 105-115 të Lakersit, derisa epërsia në disa raste shkoi edhe në 24 pikë! 

E Bryant, koshashënuesi i tretë më i mirë në histori të NBA-së, për herë të parë këtë stinor pushoi dhe nuk ishte i pranishëm askund në palestër. Vendimi i trajnerit Byron Scott, se Kobe nuk duhet të paraqitet fare dhe duhet t’i pushojë këmbët, u tregua i drejtë. 

Përndryshe, Lakers lulëzoi me lojë ku 7 basketbollistë shënuan pikë dyshifrore dhe asnjëri mbi 20 pikë. Ai që u dallua ishte Ed Davis, që shënoi në çdo tentim të tijin, 7-7, duke e përfunduar ndeshjen me 14 pikë. 

Te Luftëtarët, 22 pikët e Stephen Curryt nuk mjaftuan, e as 18 pikë të Klay Thompson. Derisa trajneri Steve Kerr tha shkurt: “Na shqelmuan.” 

Los Angeles Lakers me këtë fitore ka arritur bilancin 9-19, ndërsa Golden State Warriors bëhet me 23-4. 


 
Të gjitha lajmet nga