Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Laporta: “Messi ka votuar, duam që ai të qëndrojë!”

Foto:Google

Laporta: “Messi ka votuar, duam që ai të qëndrojë!”


8 March, 2021 @14:24

Joan Laporta Estruch rikthehet si President i Barcelonës pas një dekade me 30.184 mijë vota.

Presidenti i ri i Barcelonës dha intervistën e tij të parë për TV3, ku ai u përqëndrua në shpresën që Messi do të vazhdojë në Barcelonë.

“20 vjet më parë një djalosh debutoi me Barçën dhe të shohësh se lojtari më i mirë i historisë së bashku me djalin e tij ka ardhur për të votuar kjo do të thotë shumë.

Messi e do Barçën dhe kjo është shumë domethënëse. Shpresojmë se kjo do të shërbejë për ta inkurajuar atë të vazhdojë në Barcelonë, pasi është ajo që duam të gjithë”, tha spanjolli.

Leo ka dhënë një mësim për dashurinë ndaj Barçës, ai ka treguar se e do klubin. Fakti që ka votuar do të thotë ai e ka kuptuar se jemi një familje dhe e pëlqen propozimin tonë që të qëndrojë në ekip”, shtoi Laporta.


 
Të gjitha lajmet nga