Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OM

Largohen nga lufta

REUTERS/Jean-Paul Pelissier

Largohen nga lufta


10 February, 2013 @16:34

Olympique Marseille nuk ka arritur të ruajë epërsinë e arritur me anë të golit të Andre Pierre Gignacut në minutën e 50-të të takimit. 

Pas vetëm dhjetë minutash mbrojtësi Kassim Abdallah është ndëshkuar me të kuqe duke shkaktuar penallti, prej së cilës ka barazuar Yannick Sagbo për Evianin në 1-1. 

Për më keq, është përkujdesur edhe Jordan Ayew i cili u ndëshkua me dy të verdha brenda 1 minute, duke e lënë ekipin e Marseille-it me 9 veta në fushë. 

Kjo ka bërë që Marseille të mbrohet për shpëtim të një pike në 15 minutat e fundit të takimit. 

Tash Marseille ka 43 pikë dhe gjindet në vendin e tretë, me 8 pikë më pak se lideri PSG, ndërsa dy më pak se Lyon që luan sonte. 



REZULTATI:

Evian - Marseille 1-1

 
Të gjitha lajmet nga