PEJË

Foto: KB Peja
Largohet Mocnik
17 December, 2014 @21:36
Njëri ndër basketbollistët që erdhi dhe u dallua te Peja këtë stinor, Jan Mocnik, është larguar nga verdhezinjtë për në Helios Domzale të Sllovenisë.
Slloveni Mocnik që u dallua posaçërisht me asistime dhe treshe te Peja, ka pranuar një ofertë më të mirë nga klubi i vendit të tij dhe tashmë është larguar pa paralajmërim drejt Sllovenisë.
Në një sqarim të botuar në Facebook, faqja zyrtare e Pejës, ka njoftuar se ka kërkuar shumë simbolike nga Helios Domzale për të lëshuar lojtarin në fjalë, pasi që ai ka kontratë valide me verdhezinjtë.
“Shpresojmë të arrijmë zgjidhje dhe shpresojmë që FIBA përmes FBK-së të na mbështes në kërkesën tonë simbolike,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.
Në rast se Peja nuk e lëshon fletëlëshimin e lojtarit në fjalë, ai nuk do të ketë të drejtë paraqitjeje, sipas rregullave të FIBA-së, për ekipin e tij të ri. Për këtë, Peja kërkon dëmshpërblim nga ekipi slloven.