VITI KRYHET ME REKORD

Foto: KB Peja Official/ Facebook
Rekordi i Pejës
16 December, 2014 @10:43
Skuadra e Pejës e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë vitin 2014 në Ligën Ballkanike.
Verdhezinjtë arritën fitoren e dytë rresht duke e mposhtur kësaj radhe Sutjeskën e Malit të Zi, me ç‘rast u thye edhe një rekord për ekipin pejan.
Plus 19
Fitorja me epërsi prej 19 pikëve (83-64) është fitorja më e thellë e Pejës në ndeshjet e Ligës Ballkanike.
Fitorja e mëparshme më e thellë e Pejës ishte arritur vitin e kaluar në ndeshjen kundër Craiovas, që kishte përfunduar me epërsi prej 15 pikëve dallim, 80-65, në kuadër të javës së pestë, e që ishte zhvilluar po ashtu para tifozëve vendas në Karagaç.