SONTE

Foto: KB Prishtina
Prishtina, e gatshme për Mornarin
16 December, 2014 @8:47
Fituesja e të gjitha trofeve në basketbollin vendor këtë vit, Sigal Prishtina, është duke e shikuar mundësinë që me fitore ndaj Mornarit, të përfundojë vitin në Balkan League me fitore dhe atë para tifozëve të saj.
Djelmoshat e Sabit Hadzic kanë mposhtur Mornarin në Tivar, në ndeshjen e parë dhe është e kuptueshme se tash e kërkojnë edhe fitoren në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Asnjëra skuadër nuk ka raportuar për të lënduar.
Sigal Prishtina në ekip ka Dardan Berishën, që sot është koshashënuesi më efikas i Balkan League. Por, Dardani nuk përfundon me kaq, ai është edhe në vend të parë sot me mesataren e efiçencës, me kuotë 21.2, që jep lojtarin më të vlefshëm për ekip në tërë BIBL.
Ndërsa qendra boshnjake e prishtinasve, Edin Bavcic, është kërcyesi i katërt më i mirë në ligë me 9 kërcime për ndeshje - që gjithashtu tregon rëndësinë e lojës konstante të tij.
Dyshja në fjalë, pritet të jenë përsëri dyshja kryesore në rrugën drejt fitores për bardhekaltërit.
Pas kësaj ndeshjeje, Sigal Prishtina ka vetëm edhe një përballje në Superligë - për të shkuar në pushim për festat e fundvitit.
Gjyqtarët në ndeshjen e sontme do të jenë të njejtit që ishin mbrëmë në Pejë: Vladimir Tsekov, Ventsislav Velikov dhe Zoran Mitrovski.
Gjendja aktuale e tabelave dhe Rezultatet e deritashme