TALENTI
Nga Bujanovci në Estudiantes
16 December, 2014 @10:35
Bernard Morina, 13 vjeçar, ka udhëhequr ekipin e tij në fitore ndaj Partizanit dhe Crvena Zvezdës, duke shënuar më shumë se gjysmën e pikëve të ekipit.
Beni, siç e thërrasin atë shokët e skuadrës shkurt, është basketbollist i ekipit Play 017 nga Bujanovci dhe i ka ikur ekipeve të mëdha të regjionit pa vërejtur, derisa skautët e Estudiantesit kanë ardhur ta përcjellin dhe për tre ditë kanë nënshkruar kontratë me ‘te dhe prindërit e tij.
Sipas njoftimit të B92, Beni, që i përket komunitetit rom nga Bujanovci, luan në ekipi me serbë e shqiptarë të atjeshëm, ndërsa tash me ardhjen e Vitit të Ri, atij dhe prindërve të tij (Rrahman dhe Xhemile) do t’i vinë në shtëpi biletat për Madrid - ku do të vazhdojë zhvillimin basketbollistik dhe shkollor të përgjithshëm djaloshi.