Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN STATE WARRIORS

Seria e fitoreve përfundon në Memphis

REUTERS

Seria e fitoreve përfundon në Memphis


17 December, 2014 @13:29

Memphis Grizzles, më në fund arriti ti thotë “stop” Golden State Warriorsit.

Pas 16-të fitoreve, luftëtarët e Golden State-it, e shijuan humbjen, duke u mposhtur nga Memphis Grizzlies me rezultat 105-98.

Arushat e Memphisit, e kishin krijuar një epërsi 14-të pikëshe gjatë ndeshjes. Golden State luftuoi dhe e zvogëloi epërsinë deri në dy pikë, por nuk arriti të bëjë më shumë për ta vazhduar serinë e fitoreve.

Tek Grizzlies, e tërë skuadra shënoi së paku dy pikë, derisa koshashënuesi më i mirë ishte spanjolli Marc Gasol me 24. 

Te Warriors Klay Thompson shënoi 22 pikë, derisa partneri i tij Stephen Curry luajti me 19 pikë, por rol të rëndësishëm në humbjen e tyre luajti performanca e Curyt nga vija e treshit, i cili ishte i saktë vetëm një herë nga 10 tentimet e tij.

Megjithatë, Golden State ende e ka bilancin më të mirë në NBA, me 21 fitore e 3 humbje dhe gjendet në pozitën e parë në Konferencën Perëndimore, kurse arushat po në të njejtën Konferencë gjenden në pozitën e dytë me 20 fitore e 4 humbje.


Video

Perfundimi i serise se GSW



 
Të gjitha lajmet nga NBA