Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PALLATI I RINISË

Befasohet Prishtina!

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv

Befasohet Prishtina!


16 December, 2014 @18:52

Atëherë kur pritej fitorja e lehtë, Sigal Prishtina dështoi. Mornar i Tivarit ka dalë fitues në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytetin tonë sonte, duke e mposhtur rivalin edhe më lehtë sesa që ka menduar në fillim. 

Derisa Mornari shënonte lehtë dhe gati nga çdo akcion, prishtinasit në anën tjetër kishin vështirësi të madhe posaçërisht në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që e para ishte e barabartë. 

Çereku i tretë i ndeshjes u tregua të jetë vendimtar, kur ekipi i udhëhequr nga Sabit Hadzic nuk arrinte të gjentë zgjidhje në sulm, derisa linte hapësira të mëdha në mbrojtje, që i shfrytëzonte në maksimum kundërshtari.

Korac dhe Coleman, fatal 

Qendra amerikane e malazezëve, Samuel Coleman, ka regjistruar double-double në fitoren e tretë të Mornarit. Coleman shënoi 22 pikë dhe 10 kërcime në fitoren befasuese të ekipit të tij. 

Ai u ndihmua jashtëzakonisht nga Nikola Korac që shënoi 29 pikë, asistoi 7 herë për bashkëlojtarët dhe rrëmbeu 7 topa nën kosh, duke e bërë atë lojtarin e ndeshjes me efiçencë të kuotuar 38. 

Dardan Berisha në anën tjetër, përsëri ishte basketbollisti më efikas i takimit. ‘Dali’ shënoi 31 pikë, por treshet e tij nuk ecën sonte, duke pasur një përqindje të saktësisë prej 28%, ku nga 14 tentime për tre, shënoi 4 herë. 

Ndihma nga banka

Dardani bashkë me qendrën boshnjake, Edin Bavcic, luajtën pa pushim për 40 minuta në humbjen e parë të stinorit në BIBL në Prishtinë. Bavcic regjistroi double-double prej 18 pikëve dhe 14 kërcimeve. 

Ndihma nga banka te Prishtina ka qenë e varfër. Kjo është njëra ndër aryset kyqe të humbjes. Derisa banka e Prishtinës shënoi 7 pikë gjatë gjithë ndeshjes, banka e kundërshtarit i dha 19 pikë. 

Sigal Prishtina me këtë rezultat, për momentin mbetet në vendin e dytë të Grupit B, derisa Mornari iu revanshua për humbjen në Tivar dhe barazoi bilancin e vetë në 3-3 pas kësaj fitoreje. 

Kjo ka qenë ndeshja e fundit e prishtinasve për këtë vit në ligën ballkanike, derisa vazhdimi i stinorit nis në mes të muajit të ardhshëm. 

Rezultatet dhe Tabela aktuale 



Statistikat ekipore:

Sigal Prishtina Mornar
Çereku i parë 27 27
Çereku i dytë 23 27
Çereku i tretë 16 29
Çereku i katërt 25 21
Kërcime 38 37
Asistime 20 22
Bllokada 2 5
Topa të vjedhur 5 6
Topa të humbur 13 11
Tentime për tre pikë 15/37 15/33
Tentime nga loja 33/73 38/70
Tentime nga gjuajtjet e lira 10/12 13/15


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Dardan Berisha 31 pikë 4 asistime 2 kërcime
2 Edin Bavcic 18 pikë 14 kërcime 2 asistime
3 Jordan Hulls 17 pikë 7 asistime 4 kërcime
4 Blerim Mazreku 11 pikë 4 kërcime 2 asistime
5 Edmond Azemi 7 pikë 5 kërcime 3 asistime
6 Gary McGhee 4 pikë 7 kërcime
7 Muhamed Hasani 3 pikë 2 asistime


Statistikat individuale te Mornar

1 Nikola Korac 29 pikë 7 kërcime 7 asistime
2 Monty Wilson 22 pikë 4 kërcime
3 Samuel Colman 14 pikë 10 kërcime 1 asistim
4 Ivan Jelenic 12 pikë 4 asistime 2 kërcime
5 Radoje Vujosevic 11 pikë 6 kërcime 4 asistime
6 Milija Mikovic 11 pikë 3 kërcime 3 asistime
7 Miroslav Damjanovic 3 pikë
8 Milan Latkovic 2 pikë 4 kërcime 1 asistim

VITI KRYHET ME REKORD

Rekordi i Pejës

Balkan League

Rekordi i Pejës

16/12/14 @ 10:43

TALENTI

Nga Bujanovci në Estudiantes

International/Transfere

Nga Bujanovci në Estudiantes

16/12/14 @ 10:35

SONTE

Prishtina, e gatshme për Mornarin

Balkan League

Prishtina, e gatshme për Mornarin

16/12/14 @ 08:47

KARAGAÇ

Peja, lider për Vitin e Ri

Balkan League

Peja, lider për Vitin e Ri

15/12/14 @ 20:57

PËRFAQËSUESJA

Fëmijë, aplikoni për reprezentacion të Kosovës!

FBK Superliga/International

Fëmijë, aplikoni për reprezentacion të Kosovës!

15/12/14 @ 15:35

KARAGAÇ

Ndeshja e fundit e vitit 2014 në Karagaç

Balkan League

Ndeshja e fundit e vitit 2014 në Karagaç

15/12/14 @ 10:27

SUSPENDIM I PËRJETSHËM

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

FBK Superliga/Balkan League/International

Gjyqtari nga Kosova përjashtohet përjetësisht nga FIBA

11/06/23 @ 18:37

FINALJA E BIBL

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

Balkan League

Peja nënkampione e BIBL! Mposhtet në finale nga Hapoel Beer Sheva

30/04/23 @ 20:41

PËRFUNDON PJESA E PARË!

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

Balkan League

Peja në disavanazh në finale pas pjesës së parë

30/04/23 @ 19:24

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

Balkan League

LIVE: Finalja e BIBL, Hapoel Beer Sheva - Peja

30/04/23 @ 16:10

ME FITORE TË THELLË!

Peja për herë të parë në finale të BIBL

Balkan League

Peja për herë të parë në finale të BIBL

28/04/23 @ 20:01

FINALISTI I PARË

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

Balkan League

Hapoel Beer Sheva finalisti i parë i BIBL

28/04/23 @ 19:45

TRANSMETIMI ONLINE

LIVE: Peja - Beroe

Balkan League

LIVE: Peja - Beroe

28/04/23 @ 18:28

FINAL FOUR I BIBL

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

Balkan League

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

26/04/23 @ 19:55

DATAT DHE LOKACIONI

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

Balkan League

BIBL prezanton qytetin organizator të Final Fourit 2022/23

06/04/23 @ 12:12

TABELA PËRFUNDIMTARE DHE ÇIFTET E PLAYOFFIT

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

Balkan League

BIBL shfaq tabelën përfundimtare dhe datat e Final Fourit

02/04/23 @ 03:04


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League