GRUPI B

Foto: balkanleague.net
Kozuv i pamposhtur
16 December, 2014 @21:46
Skuadra maqedonase, Kozuv, që ka qenë njëra ndër ekipet me bilanc më të dobët në stinorin e shkuar të Balkan League, ka arritur të përfundojë vitin si lider i Grupit B, ku bën pjesë edhe Sigal Prishtina, dhe atë pa asnjë humbje.
Kozuv ka mposhtur Craiovan 80-63 sonte, për të vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në ligën ballkanike këtë stinor, duke e arritur të gjashtën me radhë.
Miladin Pekovic dhe Drasko Albijanic kanë qenë basketbollistët që kanë bërë dallimin te ekipi maqedon krahas atij rumun, ku u dallua amerikani Travis Bureau me 30 pikë të shënuara.
Rezultatet dhe Tabelat aktuale