Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Largohet Shoshi, Peja zyrtarizon zëvendësimin

Largohet Shoshi, Peja zyrtarizon zëvendësimin


13 September, 2021 @18:11

Pas largimit të papritur të Lis Shoshit nga ekipi, KB Peja para pak çastesh ka zyrtarizuar përforcimin që pritet të zëvendësojë qendrën pejane në skuadër për këtë stinor.

Ai është Jyles Smith, që ka luajtur në disa skuadra përgjatë karrierës së tij si në Danimarkë, Suedi, Portugali e Bullgari. Së fundi Smith 29 vjeç ka qenë pjesë e Maccabi Hodod Hasharon në Izreal.

Ai aty në tri ndeshje të këtij stinori ka pasur mestare prej 20 minutave lojë, tri pikë për ndeshje dhe 5.7 kërcime për ndeshje. Ai gjithashtu ka 1.7 bllokada për ndeshje.

Jyles Smith

Mirëpo, sipas klubit pejan, ky nuk do të jetë përforcimi i fundit i verdhezinjëve, pasi që Peja në njoftim ka thënë se do ta angazhojë edhe një lojtar.

“Jyles Smith nuk do të jetë përforcimi ynë i fundit nën kosh, sepse sot lojtari ynë Lis Shoshi ka bërë tëditur se stinorin do ta vazhdojë në Izrael, pasi që ka shfrytëzuar opsionin në kontratë, që e lejon të largohet nëse e kërkojnë ekipet jashtë Kosove. Ne si klub i dëshirojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese,” ka shpjeguar KB Peja.

Smith 211-centimetra i gjatë natyralisht është luan në pozitat 4-5.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike