XHIROJA E PARË E SEZONIT

Nesër fillon Superliga 21/22
13 September, 2021 @13:12
Superliga e Kosovës në basketboll nis nesër. Njoftimi i fundit nga FBK ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të xhiros së parë të stinorit dhe kështu pas dueleve të Superkupës, nis Superliga 21/22 që do të luhet pa shikues, për shkak të masave anti-COVID-19.
Dueli i parë i stinorit luhet mes Prishtinës dhe Dritës në Prishtinë, ndërsa të mërkurën vazhdohet me dy ndeshje, për të përfunduar xhiroja e parë të enjten.
ORARI I NDESHJEVE, XHIROJA I:
E martë
19:00 Drita - Sigal Prishtina
E mërkurë
17:00 Trepça - Golden Eagle Ylli
19:00 Prizreni 16 - Rahoveci
E enjte
19:00 Peja - Bashkimi.