GJAKOVË
Koshi e Tanushi te Vëllaznimi në sezonin e ri
9 September, 2021 @12:59
Basketbollistët gjakovarë, Atik Koshi dhe Bleonis Tanushi, do të mbrojnë ngjyrat e ekipit të qytetit të tyre në edicionin 2021/22.
Koshi dhe Tanushi janë zyrtarizuar në paraditen e sotme te KB Vëllaznimi për sezonin e ri, përmes një postimi të lëshuar nga klubi në llogarinë e skuadrës në Facebook.
Atiku 22-vjeç është 189 centimetra i gjatë dhe luan në pozitën e organizatorit të lojës, ndërsa në sezonin e kaluar ka pasur mesatare prej 3.3 pikëve për ndeshje në 13 minuta sa ka pasur mesataren në lojë për kuqezinjtë.
DUELET E XHIROS SË PARË NË LIGË TË PARË
Në anën tjetër, Tanushi që ka pasur mesatare prej 5-minutash në Superligë në sezonin e kaluar te gjakovarët për aq sa ka qenë aty, ka bërë 1 asistim dhe 0.5 kërcime për ndeshje.
Dyshja pritet t’i ndihmojë mjaft Vëllaznimit, që pritet të jetë ekipi më favorit për rikthim të shpejtë në Superligë, pasi që në stinorin e kaluar ranë nga elita e basketbollit përkundër organizimit dhe ndeshjeve të mira të treguara.