Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEAT

Lebron rekorderi!

REUTERS/Robert Galbraith

Lebron rekorderi!


17 January, 2013 @9:58

Djelmoshat e Erik Spoelstras kanë pasur epërsinë që nga fillimi i ndeshjes të cilën e kanë zgjeruar aq shumë gjatë tre çerekëve, sa që kanë lënë hapësirë që çerekun e katërt të humbin 12-25 dhe përsëri të fitojnë ndeshjen, me 15 pikë epërsi në përgjithësi, 92-75. 

Lebron James u bë lojtari më i ri që shënoi 20 mijë pikë në NBA. Ai luajti me 25 pikë, 10 asistime dhe 7 kërcime dhe u tërhoq nga loja dalëngadalë për të kursyer energji për ndeshjen ndaj Los Angeles Lakersit. 

Edhe Dwyane Wade u duk më i mirë sot në krahasim me tre ndeshjet e kaluara, duke shënuar 15 pikë, 8 kërcime, 6 asistime dhe 5 topa të vjedhur për kampionin aktual. 

Golden State Warriors në anën tjetër pa Stephen Curryn e lënduar janë dukur të shkapërderdhur në tërësi gjatë ndeshjet. Më i miri te ata ishte Jarret Jack me 16 pikë të shënuara. 

REZULTATET

Golden State Warriors - Miami Heat 75-92

Portland Trail Blazers - Cleveland Cavaliers 88-93

Sacramento Kings - Washington Wizards 95-94


 
Të gjitha lajmet nga