Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MJEKËSI SPORTIVE

Lëndimet tek sportistët - rehabilitimi i hershëm apo i vonshëm?

Lëndimet tek sportistët - rehabilitimi i hershëm apo i vonshëm?


Shkruan: MA Arianit Krasniqi PT

14 November, 2017 @16:09

Problematika më e madhe e sportistëve në vendin tonë është koha apo starti i rehabilitimit/sanimit të lëndimit nga momenti i pësimit. Se sa ka rol ky fakt (koha), universitete e laboratore të ndryshme janë marrë me hulumtime që na kanë sjellë edhe shifra apo rezultate në aspekt edukimi rreth problemit të sipërpërmendur.

Nëse marrim si shembull lëndimet e muskujve të kofshës apo pulpit të këmbës tek sportistët, nga ekzaminime të realizuara nga Universiteti i Copenhagen është ardhur në përfundim se: ata që kanë filluar sanimin e lëndimit (lexo: lëndimet akute) dy ditë pas lëndimit, kanë rezultuar me rikthim më të hershëm në sport (rreth 3 javë më shpejt apo më herët) me një ulje të mundësisë për përsëritje të lëndimit, për dallim nga ata që kanë filluar rehabilitimin pas ditës së nëntë, e të cilët rikthimin në sport e kanë frenuar për disa javë shtesë duke shtuar dhe rrezikun për lëndim të sërishëm.

Studimi është përmbyllur nga Monika L. Bayer, PhD; S. Peter Magnusson, PT, DMSc dhe Michael Kjaer, MD, DMSc, të gjithë nga Universiteti i Copenhagen, duke realizuar programin tek rreth 50 sportistë, me planprogram të njejtë rehabilitimi për të gjithë dhe pa medikamente për dhimbje apo inflamacion.

Në kuadër të rehabilitimit të ndarë në 4 faza janë përfshirë:

- zgjatjet e përditshme për muskujt tjerë (java e parë)
- ushtrime izometrike të përditshme me rritje të ngarkesës (java 2-4)
- ushtrime dinamike me rritje të rezistencës, 3 herë në javë (java 5-8) dhe
- ushtrime funksionale të kombinuara me ngarkesë maksimale të forcës, 3 herë në javë (java 9-12).

Aplikimi shtesë i modaliteve tjera në kuadër të terapisë fizikale ka rol të lartë poashtu.

Si përfundim, rehabilitimi i hershëm (nga dita e dytë) i lëndimeve muskulare tek sportistët ka një mesatare rikthimi në sport prej 62.3 ditësh (48.8 - 77.4), për dallim nga ata që fillojnë rehabilitimin pas ditës së 9, me një mesatare ditësh rikthimi në sport prej 83 ditësh (64.5 - 97.3).


FORMACIONET U21: AZE-KOS

11-shet: AzerbejxhaniU21 - KosovaU21

Kosova/International

11-shet: AzerbejxhaniU21 - KosovaU21

14/11/17 @ 14:42

ITALIA-SUEDIA

Pas gati 60 vitesh, Italia mbetet pa Botëror

Russia 2018/International

Pas gati 60 vitesh, Italia mbetet pa Botëror

13/11/17 @ 22:43

KOSOVA - LETONIA

Kosova përmbys Letoninë, goleada mbyllet me fitore

Kosova/International

Kosova përmbys Letoninë, goleada mbyllet me fitore

13/11/17 @ 21:27

CHRISTIAN PANUCCI

Panucci: S’është me rëndësi fitorja por…

Liga e Kombeve/Shqipëria/International

Panucci: S’është me rëndësi fitorja por…

13/11/17 @ 21:06

STATISTIKA

Super Sadiku, i katërti në histori të golashënuesve

Shqipëria

Super Sadiku, i katërti në histori të golashënuesve

13/11/17 @ 20:28

TURQIA - SHQIPËRIA

Festë shqiptare në Turqi!

Shqipëria/International

Festë shqiptare në Turqi!

13/11/17 @ 20:22

KOSOVA - LETONIA

2-2 pas 45 minutave

Kosova/International

2-2 pas 45 minutave

13/11/17 @ 20:19

KBF JUNIOR 06 - KBF PRISHTINA

KBF Prishtina fiton në Prizren, fitorja e katërt rresht

FBK Liga e Femrave

KBF Prishtina fiton në Prizren, fitorja e katërt rresht

02/03/25 @ 00:36

KBF TREPÇA - KBF BASHKIMI

Kampionet lehtë ndaj KBF Trepçës

FBK Liga e Femrave

Kampionet lehtë ndaj KBF Trepçës

02/03/25 @ 00:16

ATLETICO MADRID SHFRYTËZON RASTIN

Forma jo e mirë e Realit, Atletico bëhet lidere!

La Liga

Forma jo e mirë e Realit, Atletico bëhet lidere!

01/03/25 @ 23:59

RADHISIN FITORET

Prishtina vazhdon me fitore, e teta radhazi!

FBK Superliga

Prishtina vazhdon me fitore, e teta radhazi!

01/03/25 @ 23:22

PEJA I KTHEHET FITORES

Peja fiton dhe barazon bilancin dhe pikët me Vëllaznimin!

FBK Superliga

Peja fiton dhe barazon bilancin dhe pikët me Vëllaznimin!

01/03/25 @ 23:09

E PARA NË PRANVERË!

Zekolli në kohën shtesë, Feronikeli’74 fiton!

FFK Superliga

Zekolli në kohën shtesë, Feronikeli’74 fiton!

01/03/25 @ 18:28

LARGOHET KRYETRAJNERI!

Qëndrim Kida jep dorëheqje nga Suhareka, pas humbjes nga Gjilani

FFK Superliga/Transfere

Qëndrim Kida jep dorëheqje nga Suhareka, pas humbjes nga Gjilani

01/03/25 @ 17:30

FORMA E MIRË, VAZHDON!

E treta në katër, Gjilani vazhdon ngritjen

FFK Superliga

E treta në katër, Gjilani vazhdon ngritjen

01/03/25 @ 17:18

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (21)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (21)

01/03/25 @ 13:12

11-SHET

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Dukagjini

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Feronikeli 74 - Dukagjini

01/03/25 @ 13:07


 
Të gjitha lajmet nga