TURQIA - SHQIPËRIA
Festë shqiptare në Turqi!
13 November, 2017 @20:22
Festë shqiptare në Turqi!
Kombëtarja e drejtuar nga Panucci e ka mposhtur sonte Turqinë në Antalya, në një takim i cili ishte tejet atraktiv dhe dhuroi plot 5 gola.
Pjesa e parë u mbyll 0-2, ndërsa të dy golat e Shqipërisë erdhën nga Armando Sadiku, i cili në të dyja rastet shënoi pas asistimeve të Odise Roshit nga krahu i djathtë. I vetmi shqetësim i Shqipërisë në këtë pjesë ishte përjashtimi i Ledian Memushajt, i cili u largua nga loja pas 2 kartonëve të verdhë pak para fundit të pjesës së parë. Që të dy kartonët e dhënë për Memushajn ishin vendime tejet të diskutueshme, mirëpo edhe përjashtimi i tij nuk ndikoi në epilogun final, me Shqipërinë fantastike që vazhdoi paraqitjen e mirë dhe e mposhti Turqinë në Antalya me rezultatin përfundimtar 2-3.
Turqit e ngushtuan rezultatin me të nisur pjesa e dytë, por ishte Eros Grezda ai që shënoi për 1-3 në anën tjetër dhe e ngriti motivin te Shqipëria që po luante me një lojtar më pak në terren. Më pas, ishte i sapoinkuadruari i vendasve Akbaba që shënoi për 2-3, por gola të tjerë për vendasit nuk pati dhe dueli u mbyll me triumfin e Shqipërisë.