KAPITENI I LETONISË
Vanins: Kemi ardhë për rezultat
13 November, 2017 @10:25
Njëri ndër futbollistët më të dalluar dhe kapiteni i përfaqësueses së Letonisë, Andris Vanins, beson se ekipi i tij do të shënojë fitore ndaj Kosovës sonte në miqësoren që zhvillohet në Mitrovicë.
Portieri 37 vjeç që është pjesë e ekipit të Zurichut në elitën e futbollit zviceran, ka thënë për mediat se ekipi letonez ka ardhur në Kosovë për rezultat.
“Ne jemi këtu për të marrë rezultat! Në të njejtën kohë, presim ndeshje të vështirë. E dimë se është ndeshja e parë e tyre në shtëpi dhe do të kenë përkrahje të madhe,” ka thënë numri një i Estonisë në fushë, Vanins.
Letonia është mysafirja e parë e Kosovës në ndeshje ndërkombëtare miqësore pasi që Kosova u pranua në FIFA edhe UEFA.