SULMUESI I LETONISË
Rakels: Kosova ekip ballkanik me lojë europiane
13 November, 2017 @9:58
Futbollisti i Letonisë, Dennis Rakels, në prononcimin e tij para ndeshjes ndaj Kosovës, ka vlerësuar shumë lojën e përfaqësueses sonë.
Ai ka treguar se ka përcjellë ndeshjet kualifikuese të Kosovës, ku ka theksuar se përkundër grupit të fortë, Kosova ka treguar lojëra shumë të mira.
“Ekipi i Kosovës është shumë i fortë, teknik dhe i shpejtë. Si një ekip i vërtetë i Ballkanit luajnë ata. Lojë e shpejt europiane duket të jetë ajo. I kam parë ndeshjet e tyre ndaj Ukrainës, ndaj Kroacisë... disa ndeshje,” ka thënë sulmuesi Dennis Rakels.
Letonia pas miqësores me Arabinë Saudite që e zhvilloi ditë më parë, do të kërkon sonte rezultat të mirë ndaj Kosovës, pasi që u mposht nga Arabia Saudite ditë më parë 2-0.
Reprezentacioni i Letonisë është i renditur në pozitën 129 në mujoren e FIFAs.
Suksesi më i madh i Letonisë ka qenë kur përmes Play-Offit kishin siguruar Kampionatin Europian EURO 2004 në Portugali, në kohën kur sulmuesi i tyre Maris Verpakovskis ka qenë në formë.
Rakels është sulmues 25 vjeç dhe luan për ekipin polak Lech Poznan, ndërsa në kualifikimet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol në 4 paraqitjet e tij me reprezentacionin.